20 Prill 2024

Kryeministri Kurti në videokonferencën e sotme “Western Balkan Conference”

Prishtinë, 17 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, mori pjesë në videokonferencën e sotme  “Western Balkan Conference” të organizuar nga Kancelari Austriak Sebastian Kurz, e ku ishin prezentë Komisioneri Evropian Varhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Schallenberg, Ministrja për BE-në, znj. Edtstadler, dhe të gjithë Kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti, përveç tjerash, theksoi se Popullsia e Kosovës është e re dhe energjike prandaj nuk dyshoj se ne mundemi të punojmë shumë.

Por sipas tij është e domosdoshme që edhe Bashkimi Evropian të punojë dhe të jetë i përkushtuar për neve.

"Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes."

"Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar."

"Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërgjatë", ka deklaruar kryeministri Kurti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)