25 Prill 2024

Kryeministri Kurti ka ftuar në takim presidentin Hashim Thaçi

Prishtinë, 13 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

“Duke ditur përgjegjësinë e detyrat institucionale që i bartin pozitat tona, e kur jemi në prag të Konferencës “Munich Security Conference”, ju ftoj në takim për t’i bashkërenduar qëndrimet tona për çështjet e politikës së jashtme”, thuhet në letrën e kryeministrit Kurti dërguar presidentit Thaçi.

Kurti i ka shkruar  Thaçit se politika e jashtme është ajo që duhet të na bashkojë.

"Prezantimi sa ma i denjë i Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh. Lë të japim terë kapcitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t'i bejmë", shkruan me tej Kurti.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)