25 Prill 2024

Kryeministri Kurti: Familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim

Mejë, 27 prill - Sot, Kryeministri në detyrë i vendit Albin Kurti, bashkë me Kryetaren e Kuvendit znj. Vjosa Osmani, bënë homazhe tek varrezat në Mejë për nderim të ditës së 27 Prillit - përvjetorit të të zhdukurve.

Me Kryeministrin në detyrë Kurti ishte edhe këshilltarja e tij ligjore Furtuna Sheremeti.

Kryeministri Kurti ka thëenë se Meja është vendi i masakrës më të madhe të policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave gjatë luftës së fundit në Kosovë, prandaj 27 Prilli shënon Ditën e të Zhdukurve në Kosovë.

376 shqiptarë të moshave të ndryshme u vranë, masakruan dhe kidnapuan brenda ditës.

Sot, si rrjedhojë e rrethanave të krijuara nga COVID-19, në pamundësi për të qenë me familjet e atyre që humbën më të dashurit, e të atyre që akoma presin të dinë për fatin e tyre, Kryeministri i vendit zgjodhi të jetë afër kujtimit të atyre që nuk janë më mes nesh.

Hapësira të zbrazëta mes varresh, pa pllakë përkujtimore e pa varr, qëndronin mes varreve aktuale, në pritje të 13 të tjerëve të cilët akoma sot mungojnë nga kjo masakër e kobshme.

"Sot, 21 vjet pas, përgjegjësit - emrat e të cilëve janë përmendur edhe në Gjykimet e Tribunalit të Hagës - janë akoma të lirë dhe jetojnë pa shqetësime në vende të ndryshme të Ballkanit."

"Bëjmë thirrje që me të pasur mundësinë e gjykimit në mungesë, këta persona do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen në mënyrë meritore për krimet që kanë kryer. "

"Sepse familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim", ka deklaruar kryeministri Kurti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)