23 Prill 2024

Kryeministri Kurti emëron Shkëlzen Gashin, Këshilltar Politik

Prishtinë, 20 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Shkëlzen Gashi, Këshilltar Politik.

Shkëlzen Gashi është lindur në Prishtinë më 1981. Ka mbaruar studimet për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës si dhe studimet master për demokraci dhe të drejta të njeriut në programin e përbashkët të Universitetit të Bolonjës me atë të Sarajevës.

Ka botuar disa libra në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe "Adem Demaçi - biografi e paautorizuar".

Po ashtu, jashtë vendit ka botuar shumë punime e kapituj librash, kryesisht për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, të publikuara nga shtëpi botuese prestigjioze europiane, si Central Europian University Press, Routledge, Palgrave Macmilan, etj. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)