26 Prill 2024

Kryeministri Kurti bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

Prekaz, 4 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e tij të parë të punës në krye të Qeverisë, bëri sot homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në fjalën e tij para medieve, kryeministri Kurti, tha se kjo liri që gëzojmë ne sot dhe ky shtet që e kemi, i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve.

“Në këtë vend 59 anëtarë të Familjes së gjerë të Jasharajve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, me në krye Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

Unë sot e falënderoj për mirëpritjen djalin e Hamëz Jasharit, kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin”, u shpreh kryeministri Albin Kurti.

Prekazi, siç shtoi kryeministri Kurti, është vendi i parë që e viziton si kryeministër i Republikës së Kosovës, sapo ka dalë nga Prishtina, nga kryeqyteti i vendit tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)