24 Prill 2024

Kryeministri Kurti bëri homazhe në 21- vjetorin e Masakrës së Studimes

Vushtrri, 2 maj - Sot në mëngjes Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Studime të Vushtrrisë.
 
Homazhet u bënë në nderim të 21- vjetorit të Masakrës së Studimes ku humbën jetën 116 persona.
 
Shumica e qytetarëve të Vushtrrisë dhe të fshatrave në rrethinë ishin larguar me forcë nga shtëpitë e tyre prej forcave serbe në fund të Marsit dhe fillimit të Prillit 1999, përderisa disa prej tyre ishin në gjendje të rrinin deri më 2 Maj.
 
Më 2 Maj 1999 policia Serbe dhe forcat paramilitare kishin nxjerrë me forcë nga konvoi qytetarët, u kishin kërkuar para dhe më pas i kishin vrarë 116 persona në vend. Krejt kjo kishte ndodhur brenda 2 orësh.
 
Sot, 21 vjet pas, akoma askush nuk ka marrë përgjegjësi dhe askush nuk ka kërkuar falje për këtë masakër. 
 
Është koha e fundit që kriminelët të paguajnë për të bëmat e tyre.
 â€‹

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)