02 Qershor 2020

Kryeministri i Belgjikës anulon viziten, shkak aksidentit tragjik në Bruksel

Prishtinë, 15 shkurt - Takimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me Kryeministrin e Belgjikës, Yves Leterme, i paraparë të mbahet sot është anuluar për arsye të aksidentit tragjik, që ka ndodhur në afërsi të Brukselit në orët e sotme të mëngjesit, ku sipas të dhënave të deritanishme humbën jetën së paku 20 persona.

Avioni me të cilin ka mbërritur kryeministri belg në Prishtinë, është kthyer për në Belgjikë.

Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi i ka telefonuar homologut të tij belg, Yves Leterme dhe i ka shprehur atij ngushëllimet më të thella.

Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetëve të qytetarëve në aksidentin tragjik, që ndodh në afërsi të Brukselit. Ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të populli i Kosovës dhe në emrin tim – është shprehur kryeministri Thaçi në bisedën telefonike që ka zhvilluar sot me kryeministrin belg, Leterme.

Qeveria dhe populli i Kosovës në këto momente të vështira për vendin tuaj, ndajnë me ju, me qeverinë dhe me familjarët e viktimave dhembjen dhe në të njejtën kohë shprehim solidaritetin më të lartë – ka thënë kryeministri Thaçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)