26 Shtator 2020

Kryeministri Hoti sot përballët me Platformën e Shoqërisë Civile për Dialog

Prishtinë, 16 shtator - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin “Kryeministri i Kosovës përballë Platformës së Shoqërisë Civile për Dialog”, një diskutim i  kryeministrit Avdullah Hoti me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias.

Në këtë event do të diskutohet lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)