04 Gusht 2020

Kryeministri Hoti raporton para Kuvendit për keqmenaxhimin e pandemisë

Prishtinë, 10 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën plenare në të cilën do të raportojë Kryeministri, Avdulla Hoti lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, Kuvendi ka njoftuar se prezenca mediave në këto seanca, do të jetë e pamundur.

Fatkeqësisht me ardhjen e qeverisë Hoti shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19 po rriten me shpejtësi e situata po bëhet alarmante.

Numri total i rasteve me koronavirus është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, dhe gjithsej 94 raste të vdekjes.

Gjendja aktuale ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe se Qeveria po dështon në kujdesin ndaj shëndetit publik, dhe po ashtu ka bllokuar Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 të iniciuar në muajin prill. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)