24 Prill 2024

Kryeministri Hoti përshëndet zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë se Veriut

Prishtinë, 31 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Në mesazhin e urimit të kryeministrit Hoti, ndër të tjera, thuhet:

Me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, kam kënaqësinë t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta kryeministrit Zoran Zaev, kabinetit të tij qeveritar dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Jam i bindur se marrëdhëniet tona bilaterale do të vazhdojnë të forcohen, në bazë të marrëdhënieve historikisht të afërta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona dhe dy popujve tanë.

Qeveria e Kosovës, dhe unë personalisht, mezi presim që të punojmë me Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Ne jemi të vendosur të përqendrohemi sidomos në rritjen e bashkëpunimit tonë bilateral ekonomik që duhet të përputhet me marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike ndërmjet të dy vendeve tona. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)