29 Mars 2024

Kryeministri Haradinaj vizitoi Komunën e Fushë Kosovës

Fushë Kosovë, 18 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Komunën e Fushë Kosovës. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se është një mundësi e mirë që t’i shpreh respektin dhe përgëzimin për angazhimin në punë kryetarit të Fushë Kosovës, i cili siç tha kryeministri, është një kryetar veprues, dhe që njëkohësisht të bisedohen edhe temat që janë interes i qytetarëve të Fushë Kosovës.

“Kryetari  shpjegoi se popullsia është rritur shumë shpejt në Fushë Kosovë dhe kjo ka sjellë plot implikime të tjera, mirëpo është fat i madh që qeveria komunale dhe kryetari kanë arritur t’i përcjellin këto trende”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj, potencoi faktin se janë disa kërkesa që kërkojnë ndërhyrjen e Qeverisë nacionale siç janë hartat zonale që janë të nevojshme sepse siç theksoi ai, është presion i madh i prezencës  deri tash i bizneseve e i qytetarëve por edhe i kërkesave të reja.

“Pastaj çështja e komunikacionit dhe kalimit përmes qytetit për të cilin  është i nevojshëm edhe një rrethrrotullim, trafostacionin që është në proces dhe shpresoj se do të kryhet shpejt, trajtimit të ujërave të  zeza dhe çështjen e pronave, sepse Fushë Kosova vuan për mungesë të pronave që t’i ketë në shfrytëzim për interesa të komunës”, tha kryeministri Haradinaj duke bërë të ditur se i ka premtuar kryetarit Berisha se këto detyra që i mori prej së afërmi do t’i procedojë në kohën më të shpejtë të mundur.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se ishte kënaqësi që sot kryeministri Haradinaj ishte në Komunën e Fushë Kosovës me të cilin tha se i biseduan hapur disa tema të rëndësishme për qytetarët dhe komunën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)