25 Prill 2024

Kryekuvendari Krasniqi u prit në Parlamentin e Bullgarisë

Sofje, 21 prill - Me ftesë të Kryetares së Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, znj. Tsetska Tsacheva, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi po qëndron në një vizitë zyrtare dyditore në Sofje.

Në këtë vizitë ai shoqërohet nga zotërinjtë Xhavit Haliti, Sabri Hamiti e Slobodan Petrovič, anëtarë të Kryesisë së Kuvendit, ambasadorja e Kosovës në Bullgari, znj. Ariana Zherka-Hoxha, Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit, Skender Reçica, këshilltar dhe Bujar Maxhuni, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bullgari.

Zoti Krasniqi, me të arritur në Sofje, i shoqëruar nga kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, vendosi kurorë lulesh pranë monumentit të ushtarit të panjohur.

Në takimin zyrtar midis dy kryeparlamentarëve,  zoti Krasniqi shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe për mbështetjen që Republika e Bullgarisë i ka dhënë Kosovës në të gjitha planet dhe sidomos pavarësisë së saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

U vlerësuan lart nga të dy bashkëbiseduesit  marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, të konkretizuara edhe me marrëveshje të nënshkruara dhe të tjera në përgatitje e sipër.

Kryetari Krasniqi e njoftoi homologen e tij për Kuvendin dhe punën e tij, për proceset aktuale politike, nëpër të cilat po kalon Kosova, për arritjet në fusha të ndryshme, pas shpalljes së pavarësisë dhe për objektivat strategjike që ka vendi ynë.

Kryetarja Caçeva shprehu admirimin e saj për arritjet e Kosovës, sidomos në ndërtimin e një shoqërie multietnike dhe për Kushtetutën e saj të re. Ajo rikonfirmoi gatishmërinë e Kuvendit që përfaqëson për ta ndihmuar Kuvendin e Kosovës në çdo nevojë që ka. Zonja Caçeva e priti dhe e pranoi me kënaqësi ftesën e zotit Krasniqi, për ta vizituar Republikën e Kosovës.

Të dy udhëheqësit e kuvendeve u pajtuan për nevojën e thellimit të marrëdhënieve midis dy parlamenteve dhe vendeve tona, për formimin e grupeve parlamentare të miqësisë dhe për memorandume bashkëpunimi.

Në orët e pasditës kryetari Krasniqi dhe delegacioni patën një pritje te ministri i Ekonomisë, Turizmit dhe Energjetikës, z. Trajcho Trajkov. Në takim u bisedua për zbatimin e marrëveshjes në fushë të energjetikës, tashmë të nënshkruar midis dy vendeve dhe për marrëveshje tjera që do të nënshkruhen, si ajo  për “Promovimin reciprok për  mbrojtjen e   investimeve”, Marrëveshja për “Transportin Ndërkombëtar të Mallrave dhe Pasagjerëve në Rrugë” etj.

U theksua nevoja e identifikimit të fushave të tjera të bashkëpunimit, si në ekonomi, investime reciproke, tregti, kulturë, turizëm etj. Ministri Trajkov vlerësoi se nuk duhet lejuar asnjë barrierë në thellimin e marrëdhënieve tona. Ai konsideroi se duhet më shumë njoftime për bizneset që të investojnë në vendet tona.

Bisedimet në Parlament dhe në Qeverinë bullgare kaluan në frymë miqësie dhe bashkëpunimi.

Delegacioni nesër do të  pritet nga Kryeministri Bojko Borisov dhe nga Komisoni për Punë të Jashtme dhe të Mbrojtje, në Kuvendin Popullor të Bullgarisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)