19 Prill 2024

Kryekuvendari Krasniqi u nis për vizitë në Bruksel

Prishtinë, 12 prill - Me ftesë të kryetarit të Parlamentit Evropian dhe të kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u nis sot për vizitë në Bruksel.

Kreu i legjislativit të vendit më  13 dhe 14 prill do të marrë  pjesë në takimin e përbashkët parlamentar të organizuar nga Parlamenti Evropian dhe Kuvendi Kombëtar i Hungarisë, me temën “Ballkani Perëndimor – drejt një Evrope më të integruar”, i cili do të mbahet në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite kryekuvendari  Krasniqi, më  15 prill, do të ketë një takim të veçantë me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, si dhe me përfaqësues tjerë të Parlamentit Belg. Po kështu, pritet që të realizohen edhe takime të veçanta me drejtues të lartë të Parlamentit Evropian.

Kryekuvendari Krasniqi do të shoqërohet nga Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Mehmet Hajrizi, shef  i Kabinetit të Kryetarit dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)