28 Mars 2024

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon Takahiro Yokomichi

Prishtinë, 11 mars - Me rastin e tërmetit me pasoja tragjike që goditi Japoninë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi,  i dërgoi një telegram ngushëllimi, Shkëlqesisë së Tij, Takahiro Yokomichi, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, me këtë përmbajtje: 

“I nderuar Zoti Takahiro Yokomichi,

Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për tërmetin e fuqishëm që ka goditur sot Japoninë.

Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh  Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Japonisë dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për këtë fatkeqësi të rëndë natyrore.

Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur thellë në shpirt tërë popullin e Kosovës, prandaj, duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju siguroj se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj bashkëndiejnë dhimbjen dhe solidarizohen me qytetarët e Japonisë.

Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)