18 Prill 2024

Krasniqit iu dorëzua Raporti i Progresit

Prishtinë, 10 nëntor - Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Daviddi, i dorëzoi sot  Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi, duke falënderuar punën e Komisionit Evropian në përpilimin e raportit për këtë vit, tha se së bashku me ekipin e tij, do ta shqyrtojë dhe analizojë me shumë vëmendje të gjithë përmbajtjen e raportit.

“Raporti do të ndihmojë në angazhimet e institucioneve të vendit për avancimin e punës dhe përmbushjen e detyrave, posaçërisht në ato fusha ku progresi i arritur  nuk ishte ai që do të dëshironim të gjithë ne”, theksoi z. Krasniqi.

Ndërkaq, Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, në Kosovë, z. Renzo Daviddi, tha se Raporti i Progresit i këtij viti pasqyron progresin e arritur në Kosovë gjatë vitit të fundit si dhe është kritikë në disa çështje të cilat nuk janë bërë si duhet ose që kanë mundur të bëhen më mirë.

Ai shprehu gatishmërinë e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian që  të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e vendit për çështjet të cilat janë evidentuar në përmbajtjen e këtij raporti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)