29 Mars 2024

Krasniqi uroi Presidentin Obama

Prishtinë, 26 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e Ditës së Falënderimeve, i shkroi një letër urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Në urimin e tij z.Krasniqi, duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, shpreh bindjen se ato do të thellohen dhe do të zgjerohen në vazhdimësi.

Ai e siguron Presidentin Obama për vullnetin dhe dëshirën e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes popujve dhe vendeve tona.

“Shfrytëzoj këtë rast t’ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithë ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj. Qytetarët e Kosovës kurrë nuk do ta harrojnë këtë mbështetje dhe ndihmë”, shkruan në letrën e tij Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)