19 Prill 2024

Krasniqi uroi Presidentin e Rumanisë

Prishtinë, 30 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi sot Presidentin e Rumanisë, Traian Băsescu, dhe popullin rumun, me rastin e Ditës së Bashkimit të Rumanisë.

“Dua ta shpreh bindjen time të thellë se miqësia dhe bashkëpunimi midis popujve dhe vendeve tona do të forcohet në të mirë të shteteve tona dhe paqes e stabilitetit në rajon, ndërsa, përmes Jush, dua t’ia përcjell popullit të Rumanisë urimet e popullit të Kosovës”, shkruan mes të tjerash në urimin e tij Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)