26 Prill 2024

Krasniqi uroi Presidentin e Polonisë

Prishtinë, 12 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Presidentin e Polonisë, Shkëlqesinë e Tij, Bronisław Komorowski, dhe popullin polak në 93 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së këtij shteti.

Polonia është një shtet  i cili vazhdimisht përkrah integrimin evropian dhe, mes të tjerash, është anëtare e Unionit Perëndimor, OECD dhe NATO-s.

Ushtarët polakë kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë me trimëri në misionet paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Afganistan, Irak dhe kanë fituar një respekt dhe admirim të veçantë nga populli kosovar, thekson në urimin e tij z.Krasniqi.

Ai gjithashtu thekson se Republika e Kosovës përgjithmonë do t'i jetë mirënjohëse Republikës së Polonisë për njohjen e shpejtë të shtetit tonë si shtet  i  pavarur dhe sovran dhe do të angazhohet edhe më tej për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)