25 Prill 2024

Krasniqi, priti ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji

Prishtinë, 30 gusht - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergji. Temë kryesore e këtij takimi ishte shënimi i 100-vjetori të lindjes së humanistes së madhe, Nënës Tereze.

Në prononcimin për media kryekuvendari Krasniqi tha se me këtë rast i ka uruar imzot Dodë Gjergjit, 100-vjetorin e lindjes së humanistes së madhe, Nëna Tereze.

Njëkohësisht, tha në vijim kryekuvendari Krasniqi, shprehet gatishmëria e institucioneve për mbështetje të të gjitha besimeve fetare.

”Ne kemi pasur fatin që të kemi një humaniste të madhe që ka bashkuar racat njerëzore. Populli ynë, ashtu si ka pasur njerëz e personalitete që kanë luftuar për liri, po kështu ka pasur edhe personalitete që kanë kontribuar edhe në veprimtari humane, ndërsa këtë askush nuk e bëri më mirë se sa Nëna Tereze. Duke u ndier të nderuar që po kremtojmë këtë përvjetor, ne gjendemi edhe para një ngjarje të madhe, siç do të jetë përfundimi i punëve kryesore të Katedrales në Prishtinë”,  theksoi kreu i legjislativit të vendit.

Imzot Dodë Gjergji tha se gjatë këtij takimi e ka njoftuar kryekuvendarin Krasniqi për ecuritë e deritashme të përgatitjeve për manifestimin e shënimit të 100-vjetorit të lindjes së Nënës Tereze.”Jemi të lumtur që këtë përvjetor e kremtojmë së bashku”, theksoi ai.

Përvjetori i Nënës Tereze do të shënohet në Prishtinë, më 5 shtator, ndërsa kjo është bërë për shkak të bashkërendimit të veprimtarive kushtuar kësaj humanisteje të madhe bashkë me veprimtaritë që zhvillohen edhe në Shqipëri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)