19 Prill 2024

Krasniqi ngushëlloi Presidentin Topin

Prishtinë, 4 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të  Republikës së Kosovës,  Dr. Jakup Krasniqi, me rastin e aksidentit tragjik, i cili ndodhi në aksin rrugor Fier-Tepelenë, i dërgoi sot një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:

I nderuar z. President Topi,

Me rastin e aksidentit tragjik, i cili ndodhi në aksin rrugor Fier-Tepelenë, në vendin e quajtur Ziaj, në emrin tim dhe të popullit të Kosovës, me dhembje të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për  familjet e viktimave, fëmijët e tyre, bashkëshortët e prindërit, për humbjen e njerëzve të tyre më të dashur.

Kjo ngjarje jashtëzakonisht e rëndë ka prekur thellë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj në  këto momente të dhimbjes së madhe, jemi pranë jush dhe pranë familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti tragjik.

Të mbetet një kujtim i hidhur për të gjithë Ne!

U qoftë i lehtë dheu !

Me nderimet më të sinqerta,
Jakup KRASNIQI
Ushtrues Detyre i Presidentit të Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)