17 Janar 2021

Krasniqi: Kompleksi Memorial në Prekaz është shtrati i pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt - Me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi vizitoi sot Kompleksin Memorial në Prekaz, ku vuri kurora lulesh para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, dhe më pas vizitoi  familjen Jashari, ku u prit nga Rifat Jashari.

“Ne vijmë për çdo 17 shkurt në Prekaz, për faktin se këtu vërtet ka filluar kthesa e madhe. Këtu është bërë edhe sakrifica më e madhe, është bërë sakrifica më unike në historinë jo vetëm të popullit shqiptar, por edhe në historinë e përbotshme, për të qenë vend i lirë, për të qenë popull i lirë”, tha U.D i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi.

Ai më tej shtoi se pikërisht në Kompleksin Memorial në Prekaz është shtrati i pavarësisë, është shtrati i kësaj feste kombëtare që ne e gëzojmë sot.

“Lirisht mund të themi se këtu është shtrati i pavarësisë që e gëzojmë sot, që është formalizuar më 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës", theksoi Krasniqi.

Për të gjithë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë për qytetarët e Kosovës sipas tij ky vend duhet të jetë vend për t’u vizituar sa herë që kombi ka vështirësi dhe vështirësitë e kombit janë të shpeshta, për të marrë energji për të ecur më tej.

"Të gjithë shqiptarëve, qytetarëve të Kosovës ju uroj Ditën e Pavarësisë, duke ju dëshiruar fat dhe mbarësi”, tha Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, dr. Jakup Krasniqi gjatë vizitës në Prekaz.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2020

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare se Kosovës organizon garën e skijimit 'Kupa e Gjeravicës 2021'. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 - Arritja në Bjeshkën e Belegut, ora 10:00)