18 Prill 2024

Krasniqi kërkon nga Brukseli të mos pengohet puna e EULEX-it

Prishtinë, 10 maj - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasnqi ka kërkuar nga pesë vendet anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën dhe gjithashtu kërkoi që të mos pengohet misioni EULEX-it në Kosovë.

”Kjo mund të bëhet nëse pesë vendet anëtare të BE-së e njohin Kosovën. Deri tani EULEX-i është penguar nga veprimet politike të përfaqësuesve të këtyre pesë vendeve, duke mbajtur qëndrimin neutral, sidomos për veprimet në veri të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu i ka kërkuar Brukselit që të bëjë presion te Beogradi të mos e pengojë integrimin e serbëve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)