29 Mars 2024

Krasniqi kërkon angazhim për procedimin e projektligjeve

Prishtinë, 11 tetor - Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi kërkoi angazhim më të madh për procedimin e  projektligjeve në takimin e sotëm me kryetarët e komisioneve. Ai me këtë rast ua përkujtoi kryetarëve të komisioneve se një mori projektligjesh nuk iu kanë nënshtruar akoma leximit të parë në Kuvend, ndërkaq numri i atyre që do të kalojnë në dëgjimin e dytë është akoma i madh.

“Në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare janë 26 projektligje, dhe shtatë projektligje kanë tejkaluar afatet e paparapara me Rregulloren e Kuvendit për paraqitjen e  raporteve  me rekomandime në Kuvend. Tetë projektligje që  ndërlidhen më Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2010, që është dashur të miratohen deri më 30 shtator 2010, kanë mbetur në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare”, tha ai.

Krasniqi tha se numri i madh i projektligjeve në procedurën e shqyrtimit,  kërkon  një angazhim më të madh të komisioneve funksionale dhe të  përhershme për përshpejtimin e shqyrtimit dhe amendamentimit të projektligjeve në procedurë.

Kryetarët e komisioneve duke raportuar për gjendjen e projektligjeve në procedurat e shqyrtimit të tyre thanë se shumica nga projektligjet do të procedohen në harmoni me afatin e sesionit vjeshtor të Kuvendit. Duke folur për pengesat që paraqiten gjatë procedimit të projektligjeve, kryetarët e komisioneve veçuan se disa projektligjeve u mungon deklarata financiare. Lidhur me këtë, ata folën për Projektligjin për invalidët dhe veteranët e UÇK-së, Projektligjin për dëshmorët dhe të drejtat e familjeve të tyre, Projektligjin e punës dhe Projektligjin për të burgosurit politikë.

Krasniqi vlerësoi se me gjithë ngecjet e shënuara, gjatë këtij viti në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë miratuar më së shumti ligje, dhe shtoi se vetëm në dy mbledhjet e fundit të Kuvendit janë miratuar pesëmbëdhjetë sosh.
  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)