19 Prill 2024

Krasniqi kërkoj bllokimin e mallrave serbe

Prishtinë, 19 shtator - Lejimi i hyrjes së mallrave serbe në Kosovë pas marrëveshjes për vulat, ka nxitur reagime në Prishtinë për shkak se kjo marrëveshje po realizohet në mënyrë të njëanshme, pasi Serbia po i kthen mbrapsht kamionët më mall nga Kosova.

Si pasojë e kësaj zyrtarët qeveritarë kanë thënë se reciprociteti mund të kthehet nëse vazhdon kjo bllokadë.

Për këtë qeveria ka marr përkrahje edhe nga Kryeparlametnari Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se Kosova duhet të përdorë masa edhe më të rrepta për të ndalur hyrjen e mallrave serbe.

“Qeveria ka bërë mirë që ka treguar vullnetin e saj për të në bazë të marrëveshjes për hyrjen e mallrave serbe, por nëse Serbia vazhdon me bllokimin e mallrave të Kosovës atëherë varet nga qeveria nëse do të vendosë masa më të rrepta të reciprocitetit”, ka thënë Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)