12 Gusht 2020

Krasniqi i shkroi letër Baroneshës Ashton

Prishtinë, 3 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi  i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, përmes së cilës e njofton për zhvillimet e fundit në vendin tonë.

Në letër, Krasniqi e njofton zonjën Ashton se zhvillimet politike në vendin tonë kanë sjellë nevojën që dita e zgjedhjeve të përgjithshme të caktohet më herët, pikërisht për datën 12 dhjetor 2010, një zhvillim ky që është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por edhe në pajtueshmëri midis partive politike të vendit tonë.

Ai gjithashtu njofton zonjën Ashton se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është i gatshëm t’i menaxhojë këto zgjedhje.

Në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Krasniqi përsërit ftesën Bashkimit Evropian për vëzhgim të tërë procesit të zgjedhjeve në vendin tonë.

Vëzhgimi i zgjedhjeve nga BE, shkruan më tej Krasniqi, do të dërgonte një mesazh të fuqishëm tek politikanët dhe qytetarët dhe do të ketë ndikim të madh në besueshmërinë dhe seriozitetin e këtyre zgjedhjeve.

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u është drejtuar me një letër përmes ambasadorëve të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian qe kane njohur pavarësinë e Kosovës si dhe Ambasadës së SHBA-së dhe asaj të Zvicrës, duke i njoftuar për datën e re të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, si dhe duke kërkuar prej tyre dërgimin e vëzhguesve për përcjelljen e procesit zgjedhor të 12 dhjetorit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)