20 Prill 2024

Krasniqi e Thaçi urojnë qytetarët për festën e Vitit të Ri

Prishtinë, 31 dhjetor - Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi dhe kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, kanë uruar qytetarët e Kosovës për festëne Vitit e Ri, me shpresën që në vitin 2011 të realizohen shumë projekte dhe të përballohen shumë sfida.
 
Në urimin e Krasniqit thuhet se ”Viti 2010 vulosi ndërkombëtarisht të drejtën legjitime të Kosovës për të qenë shtet i pavarur dhe sovran. Gjatë këtij viti Kosova vazhdoi reformat në jetën institucionale, shënoi një zhvillim solid ekonomik e shoqëror dhe ngriti një infrastrukturë të tërë ligjore e fizike.

Në vitin 2011, Kosova ka shumë projekte për të realizuar dhe shumë sfida për të përballuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim që viti 2011 t’i sjellë Kosovës institucionet përfaqësuese dhe ekzekutive, të ngritura sipas vullnetit të votuesve të saj, të konsolidojmë sistemin demokratik, të sigurojmë sundimin e plotë të ligjit dhe të përmirësojmë jetën e qytetarëve.

\"Kam besim të plotë në vullnetin dhe energjitë e vendit tonë, në shpirtin tonë atdhedashës, në dijet dhe gjithë potencialin pozitiv për të ecur përpara drejt sukseseve të reja e të pandalshme, që i meritoni ju, që i meritojnë fëmijët tanë të bukur, që i meriton Republika e Kosovës”, thuhet mes tjerash në këtë urim.

Ndërkaq në urimin e Thaçit thuhet: ”Viti që po lëmë pas ishte vit i konsolidimit dhe afirmimit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare për drejtësinë e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, demokratik dhe sovran ishte e arritura më e madhe e vitit që po lëmë pas. Konsolidimi dhe afirmimi i shtetit demokratik të Kosovës do të vazhdojë edhe më tej me njohje të reja dhe forcim të pozicionit të tij në institucionet dërkombëtare.

Viti i Ri 2011 do të jetë vit i fillimit të realizimit të agjendës së integrimeve evropiane për shtetin e Kosovës. Viti i Ri 2011 do të jetë vit i rritjes së mirëqenies sociale për punëtorët e arsimit, të shëndetësisë, për minatorët, zjarrëfikësit, punonjësit e shërbimit civilë, për familjet e dëshmorëve, policët, pensionistët dhe gjihtë kategoritë sociale.

Viti i Ri do të jetë vit të cilin qytetarët tanë në mërgatë do ta ndjejnë edhe më shumë praninë e kujdesit shtetëror të Republikës së Kosovës në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

Viti i Ri 2011 do të jetë vit i krijimit të institucioneve që dolin nga vullneti i lirë i qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e para parlamentare nga shpallja e Pavarësisë. Viti i Ri do të jetë vit i thellimt të besimit në vlerat e demokracisë, lirisë, përparimit, dinjitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)