18 Prill 2024

Kramariq përfundon misionin në Kosovë

Prishtinë, 24 dhjetor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në vendin tonë, Zlatko Kramariq.

Dr. Jakup Krasniqi e falënderoi ambasadorin Kramariq për punën që ka bërë gjatë kohës sa kreu detyrën e ambasadorit të Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës dhe i uroi sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.

Krasniqi me këtë rast gjithashtu theksoi ndihmën e madhe që Republika e Kroacisë i ka dhënë vendit tonë në të gjitha periudhat e rëndësishme të zhvillimit të tij, si dhe falënderoi qeverinë dhe popullin kroat për njohjen e shtetit tonë, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike si dhe bashkëpunimin e frytshëm në mes dy vendeve.

Ambasadori Zlatko Kramariq e falënderoi Ushtruesin e Detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi dhe institucionet e Republikës së Kosovës për bashkëpunimin shumë të mirë dhe u shpreh se Kroacia do të vazhdojë edhe më tej të jetë një përkrahëse e vazhdueshme e popullit dhe shtetit të Kosovës në të gjitha fushat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)