18 Prill 2024

KQZ zëvendëson deputetët

Prishtinë, 7 shkurt - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e parë pas emërimit të anëtarëve të rinj nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Kosovës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm, sipas listave të subjekteve politike përkatëse.

Nga subjekti politik Lëvizja VETËVENDOSJE! rekomandohet që:

â¦Â    Enver Haliti të zëvëndësojë Albin Kurtin;
â¦Â    Alban Hyseni të zëvendësojë Glauk Konjufcën;
â¦Â    Arta Bajralija të zëvëndësojë Albulena Haxhiun;
â¦Â    Fitim Haziri të zëvëndësojë Arben Vitia dhe
â¦Â    Eman Rrahmani të zëvëndësojë Haki Abazin.

Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës rekomandohet që:

â¦Â    Hatim Baxhaku të zëvëndësojë Anton Qunin;
â¦Â    Fidan Rekaliu të zëvëndësojë Lumir Abdixhikun;
â¦Â    Xhavit Uka të zëvëndësojë Avdullah Hotin;
â¦Â    Besa Gaxherri të zëvëndësojë Hykemete Bajramin dhe
â¦Â    Shkumbin Gashi të zëvëndësojë Besian Mustafën.

Nga subjekti politik Nova Demokratska Stranka rekomandohet që:

â¦Â    Zikreta Aliti të zëvëndësojë Emilija Redžepi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)