10 Prill 2020

KQZ vendos që me 14 mars Gjilani të shkoj në rivotim

Prishtinë, 18 shkurt - Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur me shumicë votash që rivotimi për komunën e Gjilanit të mbahet më 14 mars, ndërsa fushata parazgjedhore do të zgjasë prej datës 8 deri 12 mars.

Vendimi i KQZ-së ka ardhur pas vendimeve që ka dhënë dy herë Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme e cila së fundi ka hedhur poshtë ankesën e kandidatit të PDK-së për Gjilan Xhemail Mustafës dhe padinë e kundërkandidatit të tij të LDK-së Fatmir Rexhepi.


Megjithëse vendimi për rivotim në Gjilan është hapur për t’u diskutuar dhe është hedhur në votim gjithçka në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të enjten ka treguar se e tëra ishte përgatitur më parë.

Vendimi për rivotim me 14 mars në Gjilan është marrë shpejt dhe me shumicë votash dhe këtë herë pro rivotimit ka votuar edhe vetë kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta, vota abstenim e së cilës në janar kishte bllokuar procesin e miratimit të rezultateve të balotazhit në këtë komunë.

Lushta, ka mohuar sërish të ketë pasur ndonjë ndikim nga jashtë duke thënë se ajo ka të drejtë të votoj pro, kundër dhe abstenim sipas rrethanave.

Kryetarja e KQZ-së tha se vendimi për Gjilanin vjen pas vendimeve të KZAP dhe Gjykatës Supreme të Kosovës të cilat kanë rekomanduar rivotim në Gjilan.

“ Pas vendimeve që ka dhënë Gjykata Supreme dhe KZAP ku udhëzojnë që të ketë rivotim në Gjilan KQZ ka vendosur sot që me 14 mars të shkohet në rivotim në Gjilan. Fushata zgjedhore është lënë të jetë 5 ditë nga data 6 deri më 12 mars. Nuk ka pasur ndikime kurrfarë dhe unë kam pasur të drejtën time të votës varësisht nga rrethanat”, tha Lushta.

I vetmi kundër këtij vendimi ka qenë përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ Betim Gjoshi. Ai tha se procesi ka pasur shumë ndikime nga jashtë dhe se KQZ-së po vendos për rivotim në Gjilan nën trysini politike.

“ Vendimi i KZAP është i pabazuar dhe rekomandimet për shkeljet që janë bërë përbëjnë vetëm 2 përqind të votave dhe nuk ndikojnë në rezultatin e përgjithshëm. Ato nxjerrin sërish fitues kandidatin e PDK-së Qemail Mustafën. Megjithatë kjo po shihet tani se gjithçka është e ndikuar nga jashtë”, tha Gjoshi.


Në proces akoma mbetet edhe çështja e procesit zgjedhor të komunës së Gjakovës, çështja e së cilës ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, megjithëse përbërja e kësaj komune ka një muaj që është konstituar pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Zyrtarët e KQZ së thanë se në mbledhje nuk është diskutuar për komunën e Burimit, pasi që për zgjedhjet në këtë komunë presin vendimin e presidentit Fatmir Sejdiu për shpalljen e zgjedhjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)