16 Prill 2024

KQZ shpalli rezultatet preliminare: PDK fituese me 32.40 për qind

Prishtinë, 24 janar - Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), shpalli sot rezultatet e përgjithshme preliminare, pas rivotimit në Mitrovicë, ku PDK del fituese e zgjedhjeve me 32.40 për qind, e dyta është LDK me 24, 67 për qind e pasuar nga Vetëvendosja me 12. 55 për qind.
 
AAK është e katërta me 11. 09 për qind e pasuar nga Koalicioni AKR me 7.22 për qind, ndërsa FER ka 2.15 për qind dhe LDD 2.15 për qind. nga partitë serbe më së shumti ka fituar SLS me 1.89 për qind.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovës, pas rivotimit në Mitrovicë, përsëri kanë nxjerrë PDK-në fituese të zgjedhjeve.

Sipas rezultateve që shpalli sot KQZ, në nivel vendi, ku janë përfshirë rezultatet pas rivotimit të 9 janarit dhe ato të djeshmet në Mitrovicë, PDK është e para me 32.40%, e dyta është LDK me 24, 67%, pas saj është Vetëvendosja me 12. 55%. Pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje është 47%.

Krahasuar me rezultatet preliminare pas 12 dhjetorit, nuk ka ndryshime esenciale në rezultat. PDK ka rënë për 1.1%, LDK është rritur për 1.07%, Vetëvendosja është rritur për 0.35%, ndërsa AAK për 0.29%. Koalicioni i AKR-së gjithashtu është rritur për 0.22% ndërsa LDD ka shënuar rënie për 1.23%, kurse më së paku ka pasur lëvizje FER-i e cila është zvogëluar vetëm, 0.05%.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se certifikimi i rezultateve do të bëhet pasi të përfundojnë afatet ligjore për ankesa dhe shqyrtim të tyre, nga rivotimi në komunën e Mitrovicës.

“Pas përfundimit të këtyre afateve ligjore ne duhet të presim që të bëhet numërimi i votave me kusht. Dhe pasi që të bëhet numërimi i këtyre votave dhe votave me postë, ne do të jemi të gatshëm të bëjmë certifikimin e rezultateve. KQZ e bënë certifikimin e rezultateve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)