26 Nëntor 2020

KQZ kufizon shpenzimet për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë e Veriut

Prishtinë, 24 tetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së njoftoi anëtarët se është përgatitur shkresa e cila do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të marrë udhëzimet dhe rekomandimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Sipas Vendimeve të Presidentit të Kosovës për shpalljen dhe caktimin e datës së zgjedhjeve, organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetar në Komuënn e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse në pajtim me Ligjin Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës (GZ, nr. 3, 25 gusht 2020).

Në kuadër të organizimit të këtyre zgjedhjeve, KQZ mori vendim vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Sipas vendimit të KQZ-së kufiri i sipërm i shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet në Komunën e Podujevës është: 43 mijë e 931 euro e 50 cent. Ky vendim i KQZ-së mbështet në listën prelimiare të regjsitrit civil sipas të cilit në këtë komunë numri i votuesve të regjistruar është: 87 mijë e 863 votues.

Po ashtu, KQZ vendosi kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës zgjedhore edhe për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, i cili është: 11 mijë e 590 euro. Po ashtu, ky kufizim mbështet në listën preliminare të regjistrit civil, sipas të cilit në këtë komunë numri i votuesve të regjistruar është: 23 mijë e 180 votues.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut fillon më 12 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor, ndërsa fushata zgjedhore për zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)