26 Nëntor 2020

KQZ-ja miratoi Planin për zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës

Prishtinë, 23 tetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë.  

Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë disa nga afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore që përfshijnë komunën e Podujevës:   

Afati për krijimin e Listës së Votuesve, periudha e kundërshtimin dhe konfirmimit fillon më 11 nëntor dhe përfundon më 14 nëntor 2020;

Fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor 2020;

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shtesë të subjekteve politike dhe organizatave vendore fillon më 1 nëntor dhe përfundon më 21 nëntor 2020;

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shtesë ndërkomëbtar dhe mediave fillon më 25 tetor dhe përfundon më 23 nëntor 2020;

Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 30 tetor dhe përfundon më 7 nëntor 2020;

Aplikimi për regjistrim për votuesit e ngujuar në shtëpi fillon më 2 nëntor dhe përfundon më 6 nëntor 2020;

Afati për regjistrimin për votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion dhe votuesve me rrethana të ve#amta fillon më 16 nëntor dhe përfundon më 19 nëntor 2020;
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)