26 Prill 2024

KQZ-ja fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme

Prishtinë, 27 gusht - Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje ku mori disa vendime në funksion të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke iu përshtatur ditëve që janë në dispozicion të KQZ-së për të organizuar këto zgjedhje.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Buxheti i planifikuar për këto zgjedhje është në shumën prej 5 milion e 698 mijë e 486 euro.

Kërkesa buxhetore do t’i përcjellet gjatë ditës së martë Qeverisë së Republikës të Kosovës, ndërsa kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi kërkoi që alokimi i mjeteve të bëhet sa më shpejtë që është e mundur, për të filluar me procedurat, sepse në të kundërtën nuk mund të nisë asnjë procedurë që ka të bëjë me procesin zgjedhor.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)