26 Prill 2024

KQZ-ja e gatshme për zgjedhjet e dhjetorit

Prishtinë, 4 nëntor - Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka i ka deklaruar se zgjedhjet e dhjetorit në Kosovë, në aspektin teknik të organizimit do të jenë sipas standardeve që kërkohen.

Ajo ka thënë se tashmë ka garanci se në këto zgjedhje do të ketë edhe vëzhgues të mjaftueshem ndërkombëtar.

Por, standardin e këtyre zgjedhjeve ka thënë zonja Daka, nuk e përcakton vetëm KQZ-ja, por edhe partitë politike. Shumë çka varet prej tyre.

\"Jemi shumë të vetëdishëm se KQZ-ja e ka një detyrë dhe obligim shumë të rëndë, por qe kjo detyrë dhe ky obligim është i paraparë me kushtetutë dhe me ligjin mbi zgjedhjet. Pra është detyrë jona që ne t’i organizojmë dhe t’i implementojmë zgjedhjet në Kosovë, çfardo qofshin ato\", ka theksuar Daka.

Mirëpo sipas saj është e vërtetë se KQZ është nën një presion të një afati shumë të shkurtër, por rregullat zgjedhore e lejojnë që në rast të zgjedhjeve të parakohshme, të ka mundësi që t’i shkurtojn afatet, gjë që edhe është bërë me një vendim të KQZ-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)