19 Prill 2024

KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës

Prishtinë, 7 shkurt - Pas shpalljes të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, 15 mars 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje dhe mori disa vendime lidhur me procesin e përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në fillim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që të shkurtojë afatet kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me rrethanat.

Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë sipas vendimit të KQZ-së për caktimin e afateve të aktiviteteve, disa nga afatet kohore janë si në vijim:

⦁    Aplikimi i  subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 shkurt dhe më 17 shkurt 2020;
⦁    Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 2 mars 2020;
⦁    Periudha e aplikimit për t’u regjistruar votues jashtë Kosovës fillon më 16 shkurt dhe përfundon më 23 shkurt 2020; 
⦁    Periudha e votimit përmes postës fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020;
⦁    Periudha e apklikimit për t’u regjistruar votues me nevoja të veçanta fillon më 26 shkurt dhe përfundon më 1 mars 2020;
⦁    Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020;
⦁    Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 10 mars 2020;
⦁    Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 12 mars 2020;
⦁    Periudha për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve fillon më 8 shkurt dhe përfundon më 14 shkurt 2020;
⦁    Periudha për formimin e Këshillave të Vendvotimit fillon më 25 shkurt dhe përfundon më 6 mars 2020;

Në këtë mbledhje, KQZ miratoi planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 491 mijë e 517 euro. 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)