20 Prill 2024

KQZ: Fillon aplikimi i personave me nevoja të veçanta

Prishtinë, 8 nëntor - Në një komunikatë për media thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke u përgatitur për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 12 dhjetor 2010.

Mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet dhe në Planin Operacional për Zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, sot, prej datës 08.11.2010, deri më 26.11.2010, fillon Aplikimi për Regjistrimin e Personave me Nevoja të Veqanta.

Programi për Regjistrimin e Personave me Nevoja të Veçanta, ka të bëjë me kategorinë e votuesve me zotësi juridike, por që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në Vendvotimin e zakonshëm, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Kriteret e zotësisë juridike për t'u regjistruar për votim me këtë program janë: -Votuesi duhet ti ketë së paku 18 vjet, të ketë të kryer Regjistrimin Civil dhe të dëshmoj identitetin e vet përmes letërnjoftimit të vlefshëm, Pasaportës së vlefshme, Dokumentit të vlefshëm të udhëtimit, Leje vozitje të vlefshme të Kosovës, Kartela e vlefshme e PZHBV-së, ose Kartela e vlefshme e refugjatit.

Regjistrimi i këtyre personave bëhet në Zyret e Komisioneve Komunale Zgjedhore, të cilat janë funksionale në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, thuhet në fund të komunikatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)