20 Prill 2024

KQZ emëroi anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve të Mitrovicës së Veriut

Prishtinë, 16 prill - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Në vazhdim të mbledhjes, kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se pas autorizimit në mbledhjen e kaluar i është dërguar shkresa zyrtare Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë lidhur me angazhimin e këtij misioni në rolin këshillues në këto zgjedhje.

Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se kjo letër është e formatit të njëjtë me atë të zgjedhjeve të vitit 2017.

Në mbledhjen e ditës së hënë, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që Misioni i OSBE-së në Kosovë të ketë rol vetëm në këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për Këshillat e Vendvotimeve. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)