18 Prill 2024

KQZ akrediton vëzhguesit e partive

Prishtinë, 2 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti sot mbledhjen e 98-të për këtë vit, të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.

Daka, i njoftoi anëtarët e KQZ-së me takimin që ka pasur me kreun e ENEMO-s, në të cilën takim Kryetarja i ka njoftuar me përgatitjet që po bëhen lidhur me organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen me 12 dhjetor, si dhe me zhvillimin e procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune të Rahovecit.

Gjithashtu, Kryetarja njoftoi se, ka qenë e pranishme në vizitën që i ka bërë Panelit Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa (PZAP-it), Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Christopher Dell.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim (ZRPP) i rekomandoi KQZ-së akreditimin e disa vëzhguesve për zgjedhje. Vëzhguesit e rekomanduar për akreditim nga ZRPP-ja janë: Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) 765 vëzhgues, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 4328 vëzhgues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 345 vëzhgues, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 2 vëzhgues, Kosovo Demokratik Türk Partisi (KDTP) 198 vëzhgues, Ambasada Austriake 9 vëzhgues, dhe Ambasada Çeke 12 vëzhgues. KQZ, miratoi rekomandimin e Zyrës.

Kryeshefi i SKQZ-së, Xhemail Peqani, njoftoi se, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka miratuar një Udhëzim Administrativ, ku lejohen subjektet politike që të zhvillojnë aktivitetet e tyre elektorale në objektet shkollore gjatë kohës së fushatës elektorale për aq sa nuk pengohet procesi edukativo – arsimor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)