29 Mars 2024

KPM ndërmerr masa ligjore ndaj TV Klan Kosova

Prishtinë, 12 dhjetor - Gjatë monitorimit të mediave elektronike në ditën e Zgjedhjeve të Përgjithshme në Republikën e Kosovës, më 12 dhjetor 2010, Departamenti  i Monitorimit dhe Analizave i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), ka gjetur se OSHP Klan Kosova ka vepruar në  kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Udhëzuesin 3 të KPM-së.

Përkundër faktit se KPM ka udhëzuar OSHP Klan Kosova që të veprojë në pajtueshmëri me Kreun VIII të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme dhe Udhëzuesin 3 të KPM-së për Periudhën e Heshtjes së Mediave, OSHP Klan Kosova ka vazhduar edhe më tutje të veproj në kundërshtim me dispozitat ligjore të cekura më lartë.

Prandaj, KPM duke i dërguar Njoftim për Shkelje ka filluar procedurën për ndërmarrjen e masave ligjore ndaj këtij subjekti transmetues.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)