24 Prill 2024

KPM-ja ka pranuar 288 ankesa nga nëpunësit civilë

Prishtinë, 20 prill - Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës (KPM) sot publikoi raportin e punës për vitin 2009, sipas te cilit institucionet që prijnë me numrin më të madh të ankesave janë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministra e Punëve të Brendshme me nga 12 ankesa, pastaj Ministria e Bujqësisë, me 11 ankesa dhe Ministria e Drejtësisë dhe ajo Arsimit, me nga 10 ankesa.

Zyrtarë të KPMK-së kanë bërë të ditur se gjatë vitit 2009 në këtë institucion kanë arritur 288 ankesa të parashtruara nga nëpunësit civilë dhe aplikuesit për punësim në shërbimin civil të Kosovës. Sipas tyre shumica dërmuese e ankesave kanë pasur objekt kontestimin e konkurseve, ndërprerjen e kontratës së punës, degradimin nga pozita dhe suspendimin nga puna.

Anëtari KPM-së, Bajram Ajeti njoftoi se gjatë vitit 2009, KMP-ja ka marrë 288 ankesa të nëpunësve civilë dhe atyre që kanë konkurruar për nëpunës, dhe nëse krahasohet me vitin 2008, në këtë vit janë 99 ankesa më pak. Ai theksoi se edhe disa nga zyrtarët e lartë përgjegjës për zbatimin e vendimeve të KMP-së, siç janë sekretaret permanent nëpër ministri, kryeshefat ekzekutiv nëpër agjencione ekzekutive, zyrtarët e komunave dhe kryetaret e institucioneve të pavarura, kanë treguar një neglizhencë për të cilat KMPK-ja e ka njoftuar këshillin.

Kurse, kryetari i KPM-së, Mehdi Geci sqaroi se vendimet e Këshillit janë vendime administrative të formës së prerë, që i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor në përputhje me ligjin, por brenga më e madhe me të cilën është ballafaquar Këshilli, sipas tij ka qenë mos ekzekutimi i gjitha vendimeve të Këshillit nga organet e punësimit.

Funksioni i parë që ka ky këshillë është zgjedhja e ankesave të shërbyesve civil dhe aplikantëve për shërbim civil kundër organeve të punësimit. Monitoron emërimin e të gjithë drejtorëve të departamenteve dhe nivelit të tyre, në mënyrë që emërimi i tyre të jetë në pajtim me parimet dhe rregullat e shërbimit civil. Po ashtu, mbikëqyr zbatimin e ligjshmërinë në institucionet qendrore dhe lokale

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)