25 Prill 2024

Kosumi e Dugolli i bashkohen PDK-së

Prishtinë, 12 nëntor - Tre drejtuesit e Lëvizjes Qytetare për Demokraci, Bajram Kosumi, Bujar Dugolli dhe Merxhan Avdyli do të jenë pjesë e listës së PDK’së në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Oponentë të fuqishëm me Partinë Demokratike të Kosovës në periudhën 2004-2007, kur njëri ishte kryeministër, e tjetri ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Kosumi dhe Bujar Dugolli, kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me PDK’në.

Kosumi e Dugolli, ditë më parë kanë formuar Lëvizjen Qytetare për Demokraci. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj e ka konsideruar si nder për PDK’në që ta ketë në mesin e saj Bajram Kosumin, kurse ky i fundit ka thënë se me PDK’në dhe me njerëzit që udhëheqin partinë, e lidhin 30 vjet punë e përbashkët.

“Prioritetet dhe programi ynë në vazhdimësi kanë pasur pika të përbashkëta dhe tash ky fuzionim i përbashkët edhe i fuqisë intelektuale, edhe i vijave programore, edhe i aktivitetit të përbashkët”, ka thënë Limaj. Ndërkaq, Kosumi ka thënë se kjo marrëveshje bëhet me qëllim të ndihmesës për proceset politike në Kosovë, çuarjen e vendit përpara dhe krijimit të një qeverie stabile.

“Viteve të fundit, kemi pasur pozitë dhe opozitë, dhe shyqyr që kemi pasur, por ne kemi qenë pozitë e opozitë, por kemi vazhduar të mbetemi miq edhe kur e kemi kritikuar njëri-tjetrin dhe ky është një shembull që duhet të mësohet në politikën e Kosovës”, ka thënë Kosumi. Me marrëveshjen e nënshkruar, Lëvizja Qytetare për Demokraci ka siguruar tri pozita në listën zgjedhore të PDK’së. Bajram Kosumi, Bujar Dugolli dhe Merxhan Avdyli pritet të jenë kandidatët e kësaj lëvizjeje në listën e PDK’së për deputetë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)