19 Prill 2024

Kosovë - Turqi deklaratë të përbashkët në çështjet penale

Prishtinë, 31 maj - Duke synuar forcimin e  bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në të gjitha çështjet me interes të përbashkët, sidomos në luftën kundër veprave penale, kryeprokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës, Ismet Kabashi dhe ministri i Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Ahmet Kahraman, nënshkruan sot deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në çështjet penale.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është kontribuimi në interesat e përbashkëta të palëve në parandalimin, hetimin dhe provueshmërinë e veprimtarive kriminale, të kryer si nga individë, ashtu edhe nga grupe të organizuara.

Me këtë rast kryeprokurori Kabashi tha se bashkëpunimi i menjëhershëm midis nënshkruesve të kësaj deklarate do t’u shërbejë interesave të përbashkëta të palëve në parandalimin, hetimin dhe përcaktimin e pranueshmërisë së provave për aktet kriminale të kryera si nga individët, ashtu edhe nga grupet e organizuara.

Ndërkaq, ministri Kahraman, pohoi se nënshkrimi i kësaj deklarate do ta forcoj në vazhdimësi bashkëpunimin në mes dy institucioneve dhe se do të shërbej për një siguri më të madhe të qytetarëve të dy shteteve.

Sipas kësaj deklarate, bashkëpunimi përfshin: këmbimin e informatave që lehtësojnë apo i kontribuojnë parandalimit, të aktiviteteve kriminale dhe ndjekjes së tyre; mbledhjen dhe këmbimin e informatave, raporteve, dokumenteve, numrave të telefonit, numrave të faksit dhe adresave të emailit që nuk përbëjnë sekrete shtetërore, përfshirë deklaratat e dhëna nga personat që janë të vetëdijshëm për hetimet përkatëse; këmbimin e akteve normative dhe burimeve ligjore për ndonjë rast specifik apo në përgjithësi, sipas kërkesës, përfshirë materialet analitike, statistikore dhe informative; qëndrimet e përbashkëta për praktikat standardet dhe vendimet që merren nga gjykatat përkatëse; mbështetjen e ndërsjellë në trajnimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës të punësuar nëpër prokurori

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)