19 Prill 2024

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Malajzinë

Prishtinë, 23 mars - Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Malajzinë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, shpreh respektin e saj për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe popullit e Malajzisë, duke iu referuar notës së fundit AY 05/11 të datës 8 mars 2011 dhe ka nderin t’i përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malajzisë pëlqimin tonë për të vendosur marrëdhënie diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.

Me këtë vendosje të marrëdhënieve diplomatike, Republika e Kosovës dha pëlqimin që Ambasada e Malajzisë në Romë të mbulojë edhe Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)