12 Dhjetor 2019

Kosova vend i fundit në Ballkan në sundimin e ligjit

Prishtinë, 19 korrik - Raporti i fundit për Kosovën, dhe vende të tjera të Ballkanit, nga ana e Komisionit Evropian u publikua me 29 maj 2019.

Raporti ka dy qëllime: të vlerësoj gatishmërinë e vendit për tu anëtarësuar në BE dhe të vlerësoj progresin e bërë brenda vitit të kaluar.

Institutit EPIK thekson se si çdo vit, pas publikimit të raportit, shumica qeverisëse ka zgjedhur disa fjali pozitive për të thënë se raporti ka vlerësuar pozitivisht qeverisjen në Kosovë, ndërsa opozita dhe ata që mendonin ndryshe kanë bërë të kundërtën - i kanë nënvizuar vlerësimet negative që raporti ka bërë për vendin.

Në këtë formë, shoqëria e Kosovës sipas Institutit EPIK humbi mundësinë që ti qaset diskutimit empirik dhe kokeftoftë rreth një qëllimi i cili na bashkon të gjithëve – rrugëtimi drejt anëtarësimit në BE.

Pikërisht në ketë kontekst kemi zgjedhur që të ndërmarrim hulumtimin e radhës për të dhënë përgjigje në disa pyetjet elementare sa i përket Raportit për Kosovën 2019:

1.    A mund të gjejmë një mënyre që të matim progresin që është bërë brenda një viti, në procesin integrues të Kosovës?

2.    Ku është bërë progres më i madh, e ku ka pasur ngecje më të mëdha

3.    A mund të kuantifikojm gjeturat e Raportit?

4.    A mund të krahasojmë Kosovën me vende të tjera të Ballkanit?

5.    A mund të kuptojmë të gjitha detajet teknike të legjislacionit të BE-së, dhe ti prezantojmë ato në një formë sa më të thjeshtë dhe vizuale?

Pas një hulumtimi disa javorë, kemi arritur në nëntë (9) përfundime kyçe:

1.    Në vitin 2019, Kosova është vlerësuar se ka “nivel të kufizuar të përgatitjes për anëtarësim në BE”, me numrin total të pikëve prej 1.8 nga gjithsej 5 pikë të mundshme. Rrjedhimisht, Kosova ishte në vendin e parafundit, duke lënë mbrapa vetëm Bosnjën me 1.6 pikë.

2.    Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë “frontrunners” – me gjithsej 3 pikë.

3.    Shqipëria me 2.4 pikë gjendet në mesin e dy grupeve me 2.4 pikë. Rrjedhimisht, ky rezultat e vendos Shqipërinë në kategorinë e njëjtë me vendet e fundit në Ballkan – Kosovën dhe Bosnjën.

4.    Sa i përket sundimit të ligjit, respektivisht kapitulli 23: gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe kapitulli 24: drejtësia, liria dhe siguria, Kosova është vend i fundit në Ballkan sa i përket gatishmërisë për tu anëtarësuar në BE.

5.    Po ashtu, nga aspekti ekonomik Kosova është vend i fundit në Ballkan në kapitullin 8: politikat e konkurrencës dhe kapitullin 19: politikat sociale dhe punësimi.

6.    Kosova e ndan  vendin e fundit në Ballkan me Bosnjën në fushat e mjedisit dhe arsimit.

7.    Nga viti 2016, Kosova ka bërë relativisht progres më të madh se sa vende të tjera të Ballkanit drejt marrjes së obligimeve që burojnë nga anëtarësimi në BE. Sidoqoftë, ky progres ishte vetëm 0.2 pikë në shkallë prej 5 pikëve. Ky progres i kufizuar  u shënua fal progresit të kufizuar në kapitullin 1: lëvizja e lirë e mallrave, kapitullin 6: e drejta e ndërmarrjeve, kapitullin 15: energjia, kapitullin 16: tatimi dhe kapitullin 32 kontrolli financiar. Ky progres nuk duhet kuptuar si punë e shkëlqyeshme e institucioneve të Kosovës, por punë e dobët e vendeve të tjera në Ballkan – cilat efektivisht kanë pezulluar agjendën reformuese.

8.    Sa i përket progresit në baza vjetore, krahasuar me vitin 2018 Kosova ka shënuar progres të kufizuar në kapitullin 6: e drejta e ndërmarrjeve, kapitullin 25: shkenca dhe hulumtimi, kapitulli 25: arsimi dhe kultura, kapitulli 28: mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit dhe kapitullin 32: kontrolli financiar.

9.    Ndërsa, fushat brenda cilës Kosova ka shënuar regres krahasuar me vitin 2018, janë kapitulli 11: bujqësia dhe zhvillimi rural, kapitulli 17: politikat ekonomike dhe monetare, kapitulli 19: politikat sociale dhe punësimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2019 - Zyrtarja për Demokraci dhe Qeverisje e USAID-it në Kosovë, Christina Davies, do të flasë në hapjen e konferencës së titulluar Rritja e Transparencës së Gjyqësorit. (Biblioteka Kombëtare, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezën e diskutimit me titull “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ojq ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojn hapjen e minibibliotekës në Sheshi “Adem Jashari” në Prihtinë. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:00)

- UBT dhe Radio Deutsche Welle, në kuadër të projektit “Balkan Booster”, organizojnë debatin më temë diskutimi: “Degradimi i mjedisit dhe qasja e medias ndaj mjedisit”, debat në të cilin shfaqet kontributi dhe qasja e medias ndaj këtij problemi. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani dhe drejtoresha e organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri mbajnë konferencë për media më qëllim sqarimin lidhur me keqinformimin e opinionit nga disa media, rreth shpërndarjen e lopëve qumështore. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- RIT Kosova dhe Instituti për Trajnime Zhvillimore organizon ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për studentët që i kanë përfunduar me sukses kurset të Koslift. (Objekti i RIT Kosova AUK, ora 11:30)

- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë organizon tryezën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë ?!” (Hotel AFA, ora 12:00)

- Ojq ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojn hapjen e minibibliotekës në Kampusi Universitar. (Kampusi Universitar në Prishtinë, ora 12:00)

- Aksionari i institucionit jo-bankar Monego organizon konferencë për shtyp, rreth vendimit të Bankës Qëndrore dhe revokimit të licencës së Monego. (Shoqëria e Avokatëve “Koci & Vokshi”, Rr. Robert Doll Nr.19, ora 13:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të flasë në ngjarjen e shënimit të sukseseve të aktivitetit të USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat, i cili filloi në vitin 2014. (Hoteli Emerald, ora 13:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 14:00)

- Kolegji Heimerer organizon tryezë diskutimi me temën “E tashmja dhe e ardhmja e Sistemit Informative Shëndetësor në Kosovë”. (Kolegji Heimerer, ora 14:00)

- Prezantohet shfaqja multidisiplinore Alter..."Një rrugetim në vete të parë" , e cila do të mbahet për herë të parë në Prishtinë. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 19:30)