28 Mars 2024

Kosova të jetë pjesëmarrëse e barabartë në konferenca

Prishtinë, 17 maj - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim kryetarin e IACA/NCSC-së (Asociacionit Ndërkombëtar të Administrimit të Gjykatave dhe Qëndresë Kombëtare për Gjykata Shtetërore të SHBA-së), Jeffrey A. Apperson, me të cilin biseduan për punët që janë dukë u bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe për mundësit e thellimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, institucioneve tjera të Kosovës, me këto asociacione.

Ministër  Kuçi dhe Apperson, janë pajtuar që Kosova të ketë nivel më të lartë të prezantimit në mekanizmat ndërkombëtar dhe të jetë pjesëmarrëse e barabartë në konferenca të ndryshme.
 
Në njoftimin për media të MD-së thuhet se në takim është biseduar për punët që janë dukë u bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, institucioneve tjera të Kosovës, me këto asociacione.

Pas këtij takimit, ministri Kuçi e ka falënderuar kryetarin Apperson, për punën dhe kontributin që Qendra Kombëtare për Gjykata Shtetërore (NCSC), kanë dhënë në Kosovë nga viti 2006 dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

“I shpreha gatishmërinë për të punuar bashkë me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet tjera. Besoj që me reformimin që po bëjmë në sistemin e drejtësisë, me prioritetet që kemi për ngritjen e kapaciteteve, për të krijuar ligje të mira dhe ambient për rend dhe ligj, ky asociacion mund ta jep ndihmën e vetë të mjaftueshme. Në këtë drejtim do të bëjmë gjitha përgatitjet që ta nënshkruajmë një memorandum për bashkëpunim reciprok”, tha ministri Kuçi.

Ndërsa, kryetari i IACA/NCSC-së, Jeffrey A. Apperson, citohet të ketë thënë se do të punojnë së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet tjera, për një sistem sa më të mirë të drejtësisë në Kosovë.

“Jam i impresionuar me vizionin e Ministrisë së Drejtësisë për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ne e japim premtimin tonë që do të punojmë me këtë ministri dhe me të gjitha institucionet e Kosovës, për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Unë besoj që do të kemi një bashkëpunim të mirë dhe të gjatë me Ministrin e Drejtësisë dhe do të nevojitet një kohe e caktuar, por besoj që do arrimë rezultate të mira së bashku”, tha Apperson.

Sipas ministrit Kuçi, të dyja palët janë pajtuar që Kosova të ketë nivel më të lartë të prezantimit në mekanizmat ndërkombëtar dhe të jetë pjesëmarrëse e barabartë në konferenca të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)