16 Prill 2024

Kosova, sot shënon 11-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s

Prishtinë, 24 mars - Sot, mbushen 11 vjet nga fillimi i fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë, që kishte shënuar edhe fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare në Kosovë.

Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër popullatës civile shqiptare.

Mbi 10 mijë veta u vranë, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur. Afro 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Pas 78 bombardimesh NATO-ja largoi plotësisht ushtrinë serbe nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë duke i dhënë fund sundimit të Beogradit në vendin tonë 


Gjithashtu sot në Kompleksin Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, shënohet 12-vjetori i Epopesë së UÇK-së në Dukagjin dhe 11-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Me këtë rast do të bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin Memorial të UÇK-së, në Gllogjan ndërsa do të ketë edhe aktivitete të tjera.

Prezencën e tyre në manifestim e kanë konfirmuar personalitete të larta të politikës, shkencës dhe të kulturës nga Kosova dhe rajoni dhe përfaqësues diplomatikë në Republikën e Kosovës.


Mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  me rastin 11 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s:

 Intervenimi i Organizatës më të fuqishme botërore ushtarake -  i NATO-s, mbi pozicionet e ushtrisë dhe policisë serbe më 1999, është ngjarja më e rëndësishme e shekullit të shkuar për këtë aleancë , duke konfirmuar faktin se liria është vlera më e lartë e shoqërisë demokratike."


Në vitet 1998 – 1999 Kosova kishte hyrë në rrugën e pakthyeshme të rezistencës kundër okupimit shekullor, duke u ballafaquar me njërin nga regjimet më diktatoriale, që përmes ushtrisë , policisë dhe formacioneve paramilitare ushtronte dhunë, dejegie, gjenocid dhe krime të papara mbi një popull të lashtë dhe liridashës.

Vendimi politik për angazhimin e NATO-s në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke ndëshkuar rëndë një politikë që ushtronte dhunë shtetërore sistematike, krime dhe gjenocid, është dëshmia më e mirë se vlerat e civilizimit evropian, liria dhe demokracia janë identiteti i pakapërcyeshëm që nuk lejohet të rrezikohen nga forcat e errëta me asnjë çmim.

Qytetarët e Kosovës, institucionet e lira dhe demokratike të shtetit më të ri të Evropës u janë mirënjohës të gjithë liderëve botërorë, politikë dhe ushtarakë për për përkahjen e madhe dhe të parezervë në momentet më vendimtare, që kulmuan me çlirimin e vendit, duke krijuar kushte që Kosova të ndërtojë identitetin e vet shtetëror dhe demokratik.

Në bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe duke përfaqësuar gjithnjë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës, institucionet legjitime tejkaluan fazën emergjente të pasluftës, tranzicionin demokratik, duke finalizuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Njëmbëdhjetë vjet pas intervenimeve të NATO-s, Republika e Kosovës ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt demokratizimit dhe zhvillimit të brendshëm, drejt afirmimit dhe njohjes nga shtetet e demokracisë së zhvilluar. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara dhe të përcaktuara vendosmërisht që sa më parë të përmbushin të gjitha kriteret dhe parakushtet për t’u bërë pjesë e integrimeve euroatlantike.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)