23 Prill 2024

Kosova shënon rritje në nivelin e demokracisë

Prishtinë, 6 maj - Organizata Freedom House ka publikuar sot raportin e përvitshëm “Vendet në Tranzicion” ku disa nga vendet e Ballkanit shënuan rënie në nivelin e demokracisë gjatë vitit 2019, krahasuar me një vit më herët.

Kosova shënoi rritje, por zhvillimet e këtij viti lënë shkas për shqetësim. Freedom House  thotë se pandemia e koronavirusit përbën një pikë kthese që mund të thellojë rënien ose të rigjallërojë demokracinë.

Në rastin e Kosovës, ekspertët tanë panë një rritje të fondeve të dhuruesve për të rritur larminë e medias dhe për të luftuar keqinformimin.

Kosova është i vetmi vend në zonën që mbulon raporti, që ka pasur rritje, thuhet në raportin që shqyrton zhvillimet e vitit 2019.

Por Freedom House thotë se zhvillimet e fundit hedhin një hije dyshimi për përparimin e ardhshëm.

Ndërkohë Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi kanë dalë plotësisht nga grupi i vendeve demokratike dhe tani janë të klasifikuara si regjime hibride/demokraci në tranzicion.

Rënia në Balkan ndodhi për shkak të tri vendeve: Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Shqipëria që edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, shënoi rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria nga 3.89 pikë që kishte një vit më herët, këtë radhë kishte 3.82 pikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)