25 Prill 2024

Kosova shënon Ditën e personave të pagjetur

Prishtinë, 27 prill - Sot në Kosovë shënohet Dita e personave të pagjetur. Ndonëse po bëhen 12 vjet nga përfundimi i luftës ende nuk dishte asgjë për fatin edhe të 1 mijë e 800 personave të pagjetur.
 
Në orën 12 në kinemanë ABC mbahet një akademi përkujtimore dhe shfaqet një film, ndërsa në Muzeun e Kosovës një ekspozitë me rrobat e personave të pagjetur.

Në prag të 27 prillit presidentja e vendit Atifete Jahjaga priti anëtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjetur dhe familjarë të personave të pagjetur.

Në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve, e cila shënohet sot në Kosovë, Haki Kasumi, drejtues i Këshillit të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur, thotë se ende mungon serioziteti i institucioneve për t’iu qasur drejt problemit.

“Edhe 12 vjet pas përfundimit të luftës, nga numri i përgjithshëm që ishte mbi 5 mijë të zhdukur, kanë mbetur edhe 1,800 njerëz, për të cilët mungon çdo informacion. Institucionet tona, në njëfarë mënyre, nuk janë serioze në qasjen e këtij problemi”, thotë Kasumi.

Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, thotë se angazhimi i institucioneve qeveritare për çështjen e zbardhjes së fatit të këtyre personave është i vazhdueshëm.

“Dyshojmë se ka ende varreza masive në Serbi. Kryesisht, kërkesat tona janë të drejtuara për një trysni, një presion pak më të madh ndërkombëtar, në mënyrë që t’i detyrojnë autoritetet serbe që t’i hapin arkivat. Të tregojnë se ku gjenden ato varreza masive, sepse na mungojnë njerëzit, të cilët janë kidnapuar në grupe dhe ende nuk dimë për fatin e tyre”, deklaron Gjetaj.

Ai thotë se pala kosovare, e cila merr pjesë në grupin e përbashkët punues të Prishtinës dhe Beogradit, u ka bërë kërkesë autoriteteve serbe që të hulumtojnë disa vende në Medvegjë dhe në Rudnicë të Rashkës, në të cilat dyshohet se ka varreza masive. Por, sipas tij, ende nuk ka ndonjë përgjigje të duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)