28 Mars 2024

Kosova po ngecë në implementimin e Ligjit për Ndihmë Shtetërore

Prishtinë, 31 korrik - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) shprehë shqetësimin lidhur me mos implementimin e Ligjit për Ndihmë Shtetërore, dhe bën thirje për përdorim dhe alokim më efikas të parasë publike nga institucionet e Kosovës, duke promovuar kështu konkurrencën e drejtë si element kyç për funksionimin e mirëfilltë të tregut.

Edhe pse Ligji për Ndihmë Shtetërore ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2017, Departamenti për Ndihmë Shtetërore dhe Komisioni ende nuk kanë marrë masa adekuate hetimore kundrejtë skemave ekzistuese në mënyrë që të bëhet një vlerësim nëse ndihmat shtetërore ekzistuese janë në harmoni të plotë me Ligjin në fjalë. Sipas nenit 16 të këtij Ligji, ‘’Komisioni propozon masa adekuate për të siguruar që çfarëdo skeme ekzistuese e ndihmës të jetë në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Sipas kësaj, Komisioni mund të kërkojë ndërprerjen e ndihmës ekzistuese dhe të vendosë për fillimin e hetimeve lidhur me ndihmë të kundërligjshme”.

Për më tepër, neni 11 i Ligjit për Ndihmë Shtetërore parasheh që për të gjitha skemat e ndihmës shtetërore, dhënësi i ndihmës -Institutcionet e Kosovës- duhet të njoftojë Departamentin për Ndihmë Shtetërore lidhur me llojin dhe planin e ndihmës, në mënyrë që ky i fundit të vlerësoj përputhshmërinë e ndihmës shtetërore me dispozitat e Ligjit, brenda afatit të caktuar. Kjo procedurë rregullohet detajisht edhe me Rregulloren nr.19/2018 për Procedurat dhe Format  e Njoftimit për Ndihmën Shtetërore. Edhe pse procedurat e njoftimit për ndihmë shtetërore ekzistojnë, ato nuk janë përdorur ende nga institutcionet e Kosovës, siç është edhe rasti i marrëveshjes së nëshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe ContourGlobal për ndërtimin e Kosovës së Re, e cila përmban elemente në kundërshtim me Ligjin për Ndihmë Shtetërore, si dhe me dispozitat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Për më tepër, mos implemetimi i Ligjit për Ndihmë Shtetërore dëmton rëndë edhe buxhetin e shtetit, marrë parasysh që mungesa e vlerësimit të rasteve ekzistuese dhe atyre aktuale, me theks te veçantë në rastet e dhënies së ndihmës së kundërligjshme, rezulton në mungesë të revokimit të kësaj ndihme. Ligji për Ndihmë Shtetërore, neni 16,  specifikon që ndihma e kundërligjshme duhet të kthehet së bashku me një normë të interesit të përcaktuar nga Komisioni për Ndihmë Shtetërore duke filluar nga dita kur është dhënë ndihma deri në datën e kthimit.

Andaj, marrë parasysh mos implementimin e Ligjit për Ndihmë Shtetërore, si dhe ndikimin që gjendja e tanishme mund të ketë në dëmtimin e konkurrencës së drejtë dhe funksionimin e tregut, GLPS bën thirrje që institutcionet relevante, Departamenti për Ndihmë Shtetërore dhe Komisioni, të implementojnë Ligjin për Ndihmë Shtetërore, duke u fokusuar në rastet të cilat përmbajnë elemente në kundërshtim me Ligjin në fjalë, si dhe në sektorët të cilët janë më të prirur të dëmtojnë konkurrrencën e drejtë në treg (i.e. telekomunikacioni, energjia, si dhe ndër të tjerash, lehtësimet selektive nga taksat). Mos implementimi i Ligjit për Ndihmë Shtetërore është theksuar si një problem kyç në funksionimin e mirëfilltë të tregu edhe nga raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)