25 Prill 2024

Kosova plotëson kushtet për strategjinë e liberalizimit të vizave

Strasburg, 21 shtator - Ministri i Integrimit Evropian Besim Beqaj e ka informuar komisionarin për zgjerim dhe politika të fqinjësisë, Shtefan Fyle se Qeveria e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Komisioni Evropian për marrjen e strategjisë për liberalizimin e vizave.

Gjatë takimit me komisionarin Fyle dhe me eurodeputetet gjatë qëndrimit në Strazburg ministri Beqaj i ka informuar bashkëbiseduesit e vet lidhur me aktivitetet konkrete në realizimin e sfidave nga Raporti i Progresin i vitit të kaluar.

Me këtë rast ministri Beqaj theksoi se institucionet e Kosovës kanë ndërmarr një sërë aktivitetesh konkrete për realizimin e obligimeve që kanë dalë nga takimi plenar i mbajtur në fillim të korrikut të këtij viti.

Ministri Beqaj ka theksuar se duke respektuar afatet dhe obligimet e paraqitura nga drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për zgjerim të KE, Pjer Mirel, në korrik të këtij viti, Kosova i ka plotësuar të gjitha obligimet dhe aktualisht nuk ka asnjë arsye për shtyrjen e procedurës së dorëzimit të strategjisë për liberalizim të vizave.

Përveç takimit me komisionarin Fyle ministri Beqaj gjatë ditës është takuar edhe me eurodeputetet Urlike Lunacek, Elmar Brok, Hannes Swoboda, Berndt Posselt, Tanja Fajon, Zoran Thaler dhe Arnaud Danjean.

Gatë ditës së nesërme ministri Beqaj në Bruksel do te këtë takime me zoti Pjer Mirel dhe me anëtare të COVEBIT - Grupi punues për regjionin e Ballkanit Perëndimor të Këshilli të Evropës.

Ministri Beqaj do te ketë gjithashtu takime me ambasadorët e Sllovenisë, Austrisë, Suedisë, Belgjikës dhe Italisë në UE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)